Google ADS

E veja e Pablo Escobar zbulon sekretin që ajo e ka fshehur për 44 vjet

21:50 | 4 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Më në fund 57-vjeçarja Maria Victoria Henao, e veja e baronit të drogës Pablo Escobar, gjeti guximin për të zbuluar sekretin e trishtuar.

Në epilogun e librit të saj “Jeta ime dhe burgu im me Pablo Escobar”, i cili pritet të dalë në 15 nëntor, e veja e Escobarit zbulon se ai e ka përdhunuar atë kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

Henao thotë se tre javë më vonë, ajo filloi të ndihej “e çuditshme”, por në një moshë kaq të vogël ajo shpjegon se kurrë nuk kishte menduar se mund të ishte shtatzënë.

Për vite me radhë, gruaja mbeti e heshtur dhe nuk zbuloi përdhunimin e saj, pasi në vitet shtatëdhjetë seksi përpara martesës ishte një tabu dhe mëkat i pafalshëm në sytë e kishës, shkruan ajo në librin e saj.

Pasi kaluan vite dhe pas vdekjes së Escobarit, e veja e tij mori ndihmën e një psikologu, nga ku kuptoi se ajo që i kishte ndodhur kur ishte 14 vece ishte përdhunim.

Pavarësisht përdhunimit të saj nga Escobar, ajo deklaron se e fal dhe nuk dëshiron të paraqesë veten si një viktimë. Ajo shkruan se ndihet krenare për dy fëmijët e lindur nga bashkimi i saj me “mbretin e kokainës” dhe për të cilin ajo vazhdon të jetojë.

Henano dëgjoi për Pablo Escombar për herë të parë kur ishte 12 vjeçe dhe ai 23. Escobar shprehu interesimin e tij përmes miqve, por marrëdhënia e tyre filloi kur Henano u bë 13 vjeç.

Çifti u martua në 1975 dhe qëndroi së bashku për 17 vjet deri në vdekjen e Esquabar më 2 dhjetor 1993, kur Escobari u vra nga forcat policore kolumbiane./zhurnal/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme