Tri motra në akuzë për vrasjen e babait të tyre, kanë pranuar krimin dhe kanë dhënë dëshmi rrënqethëse në gjyq.
Ato kane thene se e moren vendimin pas urrejtjes se madhe qe kishin per gjithe vitet e torturave seksuale, fizike dhe psikologjike qe kishin pesuar prej babait. Mirror shkruan se ato mund te denohen deri me 15 vjet burg, nderkohe qe thuhet se i ati ishte i varur nga heroina.
Adoleshentët Kristina, 19 vjeç, Angelina, 18 vjeç dhe Maria, 17 vjeç, akuzohen për vrasjen e babait të tyre Mikhail Khachaturyan.
Ai u gjet me dhjetëra plagë thike pranë një ashensori brenda banesës së familjes në Moskë, Rusi.
Raportet që citojnë policinë thonë se motrat rrëfejne se e kane bere se bashku vrasjen e babait të tyre 57-vjeçar, duke pretenduar se vuanin vite të tmerrshme abuzimi seksual, fizik dhe emocional.
Kristina i tha policisë: “Ne e urrenim atë dhe donim që të ndodhte vetëm një gjë – te zhdukej e te mos kthehej me kurre”.
Motrat thoshin se në ditën e sulmit ai i kishte kërcënuar me thikë në banesën e tyre.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...