E thotë shkenca, femrat vozisin më mirë se meshkujt

16:46 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Femrat shpesh cilësohen si shofere të dobëta, por një hulumtim i ri tregon se në fakt ato janë më të mira prapa timonit sesa meshkujt.

Meshkujt e rinj, shoferët e rregullt dhe njerëzit nervozë kanë më shumë gjasa që të shpërqendrohen gjatë vozitjes, gjeti studimi.

Kurse femrat më të vjetra doli se janë më të mira në kontrollimin e distancës dhe vëmendjes në rrugën përpara.

Shpërqendrimi vlerësohet të jetë arsyeja kryesore për një në tetë aksidente në rrugë.

Shkencëtarët norvegjezë vështruan atë se si tiparet personale si mosha, gjinia dhe personaliteti ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.

“Një raport i fundit doli në përfundim se shpërqendrimi gjatë vozitjes ka një rol në të paktën 12% të aksidenteve të veturave në shumë vende”, tha hulumtuesi Ole Johansson nga Instituti i Ekonomisë së Transportit, transmeton gazeta express.

Johansson tha: “Unë gjeta se meshkujt e rinj janë mesin e njerëzve të cilët shpërqendrohen më së shumti gjatë vozitjes”.

Por femrat më të vjetra dhe ata të cilët thanë se mund t’i kontrollonin sjelljet e tyre shpërqendruese kishin më pas gjasa të shpërqendroheshin gjatë vozitjes, thuhet sipas studimit të publikuar në “Frontiers in Psychology”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme