Me pamjen e saj të mrekullueshme, çdo mashkull do të ishte mëse i lumtur ta kishte në krah.
Por në vend që të ketë “sikletin e zgjedhjes”, Allison Daniels insiston se askush nuk do të dalë me të dhe kjo për shkak të luftës së përditshme të saj me një formë të rrallë kanceri.
Ndonëse tepër tërheqëse, në një intervistë për të përditshmen britanike, “The Sun”, 34 – vjeçarja rrëfen se meshkujt “ia mbathin me të katërta” që pas takimit të parë.
“Kam fatin më të keq me meshkujt. Ata ia mbathin sapo i them që kam vuajtur nga kanceri dhe se mund të më rikthehet. Kush dëshiron që të ketë një lidhje me dikë që mund të vdesë?
Ky është dënim me vdekje”, shprehet Daniels, ndërsa vijon më tej:
“E si mund t’i fajësosh fundja. Do t’i thoja të njëjtën gjë miqve të mi, mos dilni me dikë që ndodhet në të njëjtën situatë si unë”.
Allison u diagnostikua me një formë tepër të rrallë kanceri, në 2012 -ën.
Ajo besohet të jetë personi i parë në botë që ka kancerin e rrallë dhe agresiv të sarkomës qelizore, një masë kancerogjene që zhvillohet në indet e buta. Fillimisht iu shfaq në gjuhën.
Masa u hoq, por kanceri agresiv iu rikthye në qafë, rreth 2 vjet më vonë.
Më pas, vitin e shkuar një gjëndër nën sqetull, sinjalizoi rikthimin e tretë të sëmundjes.
Tashmë e reja duhet të shkojë për vizitë çdo 3 muaj, pasi ka shumë gjasë që sëmundja t’i rikthehet për herë të katërt.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër