E qeshura është një kurë për shumë gjendje shpirtërore, por a e dini se përmes saj mund të mësoni shumë për njerëzit?
Hulumtimet e fundit shkencore në fushën e psikologjisë kanë zbuluar se e qeshura mund t’ju ndihmojë të lexoni më lehtë të tjerët, por edhe të mësoni diçka më shumë për veten tuaj, transmeton portal arbresh.info
Sipas psikologëve janë dy lloje të të qeshurave.
E para është spontane dhe karakterizohet nga një reagim i pakontrolluar ndaj diçkaje që na bëri të qeshim – si një shaka gazmore. Ajo prodhon një tingull të veçantë që është vështirë të falsifikohet. E qeshura artificiale, nga ana tjetër, prodhohet me një tingull të qëllimshëm dhe është lloji i të qeshurit që prodhoni kur doni t’i përgjigjeni me mirësjellje një shakaje.
Gjithçka është më mirë me miqtë
Nëse keni një mik apo një humorist të preferuar që ju bën gjthmonë të qeshni, ndodh sepse e njihni mirë atë person, deri në thelb dhe e dini mirë se batutat e tij ju kënaqin.
Sipas Robert Provineu, një psikolog nga Universiteti i Maryland-it, ka 30 herë më shumë gjasa që ne të qeshim me diçka kur jemi aktivisht në ndërveprim me mjedisin.
Studimi gjithashtu gjeti se nuk janë vetëm batutat që na bëjnë të qeshim, por edhe miqtë dhe njerëzit e dashur që i përcjellin ato në një mënyrë të caktuar. Në këtë formë ne u tregojmë atyre dashuri dhe mirëkuptim.
Marrëdhëniet zgjasin më shumë me të qeshurat
Gjatë një studimi të kryer nga psikologu i Berkeley, Bob Lejenson, ai u kërkoi çifteve të diskutojnë problemet brenda marrëdhënies së tyre partnere. Studimi tregoi se një buzëqeshje e vogël mund të thotë shumë, sepse partnerët thanë se u ndjenë shumë më mirë pas eksperimentit. Ata gjithashtu deklaruan se problemet e marrëdhënieve dhe emocionet i zgjidhin shumë më mirë nëse i shprehin duke buzëqeshur./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...