Nga të dhëna të ndryshme statistikore, rezulton se gratë qajnë mesatarisht 4 herë në muaj ndërsa burrat 2 herë. Të qarat, megjithatë, nuk janë shenjë dobësie, por çelësi për t’u çliruar nga probleme të ndryshme shëndetësore. Ja përfitimet e të qarit në periudha të vështira:
1.Heq stresin
Të qarit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e nervave. Përmes tij kemi aftësinë të lehtësojmë dhe zvogëlojmë ngarkesat nervore. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik, i cili jep një efekt qetësues në tru.
2.Rregullon presionin e gjakut
Kur jemi shumë të acaruar, tensioni i gjakut mund të rritet ndjeshëm. Hipertensioni mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si: goditje në tru, sulm në zemër, insuficiencë në zemër, demencë dhe madje, edhe dështim të veshkave. E qara në këtë rast bëhet një përfitim i madh: stabilizon tensionin dhe zvogëlon takikardinë.
3.Eliminon akumulimin e toksinave
E qara prodhon lot që vijnë nga brenda, dhe që përmbajnë “mbeturina”, si tym dhe pluhur nga sytë. Nëpërmjet të qarit është gjithashtu e mundur të zvogëlohen nivelet e kortizolit në trup, të cilat krijojnë gjendje depresive dhe shqetësimi. E qara pra, zvogëlon kortizolin dhe rrit serotoninën.
4.Luhatje humori
Nëse ndjeheni tepër nervoz dhe nuk e dini pse, kjo mund të ndodhë për shkak të akumulimit të manganit në trup, i cili krijon gjendje irritueshmërie të fortë. Përmes lotëve, ky mineral lëshohet dhe nervozizmi ulet.
5.Lehtësojnë dhimbjen
Kur dhimbja është shumë e fortë, lotët tanë do të zbresin pa dashje. Ky është mekanizmi që trupi vendos, për të lëshuar oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate përcaktojnë gjendjet e mirëqenies dhe ulin dhimbjen.
Përfundime: të qash nuk është dobësi, përkundrazi, ajo paraqet një mekanizëm natyror përmes të cilit trupi është në gjendje të ulë disa hormone që sjellin gjendje jo të mirë për të gjithë organizmin. Në raste vështirësish, do të ishte më mirë të mos shqetësoheni për mendimin e të tjerëve, por të çliroheni dhe të qani derisa të ndjeheni mirë!
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...