Një numër shërbimesh online kërkojnë mijëra sterlina nga gratë e ‘divorcuara’ myslimane për të marrë pjesë në martesa ‘hallall’ myslimane, zbulon një investigim i BBC.
Gratë paguhen që të martohen, të bëjnë seks dhe më pas të divorcohen me të huajin, kështu që të mund të rikthehen tek bashkëshorti i parë.
Farah- ky nuk është emri i saj real- u njoh me bashkëshortin pasi ia prezantoi një mik i familjes kur ajo ishte në të njëzetat.
Ata kanë fëmijë së bashku, por Farah thotë se më pas nisën abuzimet.
“Herën e parë që më dhunoi bëhej fjalë për paratë”.
“Më tërhoqi për flokësh përmes dy dhomave dhe tentoi të më hidhte jashtë shtëpisë. Ka raste kur ai thjesht çmendet”.
Pavarësisht abuzimeve, Farah shpreson se gjërat do ndryshojnë.
Sjellja e të shoqit është bërë gjithnjë e më e çrregullt- duke çuar në ‘divorcimin’ e saj nëpërmjet mesazheve telefonike.
“Isha në shtëpi me fëmijët dhe ai ishte në punë. Gjatë një diskutimi të ashpër, ai më dërgoi një tekst ku shkruhej: Talaq, talaq, talaq”.
Kur thua tre herë ‘talaq’ ose divorc, kjo do të thotë në praktikën myslimane se burri i ka dhënë fund martesës menjëherë.
Është e ndaluar në vendet myslimane, por vazhdon akoma, edhe pse është e pamundur të mësosh se sa gra janë ‘divorcuar’ në mënyrë të tillë në Britani.
“Kisha telefonin me vete dhe ia kalova babait. Ai më tha se tani martesa ime ka mbaruar dhe nuk mund të kthehem tek ai,” thotë Farah.
Ajo mbeti e shokuar, pasi donte të rikthehej tek i shoqi sepse e cilëson ‘dashuria e jetës sime’.
Edhe ish-bashkëshorti i saj u pendua.
Kjo bëri që Farah të kërkojë zgjidhje tek një praktikë kontroverse, e njohur si ‘hallall’, që pranohet nga një pakicë myslimane.
Ata besojnë se ‘hallall’ është e vetmja mënyrë që një çift i divorcuar, dhe që kërkon të pajtohet, mund të rimartohet.
‘Hallall”’nënkupton që gruaja të martohet me dikë tjetër, të konsumojë martesën dhe më pas të marrë divorcin. Pas kësaj, ajo mund të rimartohet me bashkëshortin e parë.
Por në disa raste, gratë që kërkojnë këtë zgjidhje rrezikojnë të bien pre e shantazheve, shfrytëzimit financuar, madje edhe abuzimit seksual.
Është një praktikë e dënuar nga shumica e myslimanëve, që thonë se ky është një keqkuptim i ligjeve islamike.
Por një hetim i BBC ka zbuluar se një numër llogarish online ofrojnë shërbimin ‘hallall’. Disa prej tyre kërkojnë mijëra sterlina për një martesë të përkohshme.
Një burrë, që reklamon këto shërbime, i tha një reporteri të maskuar të BBC se duhet të paguash 2500 sterlina për të bërë seks me të, në mënyrë që martesa të kompletohet dhe më pas ajo të divorcohet.
Ai tha se ka të tjerë meshkuj që punojnë me të, madje njëri në fillim refuzoi të divorcohej pas një shërbimi ‘hallall’.
Nuk ka asgjë që sugjeron se ai ka bërë diçka të paligjshme.
Por Këshilli i Sharias Islamike në Londër dënon ashpër këto martesa.
“Janë martesa false. Është haram. Janë të ndaluara,” thotë Khola Hasan.
Farah në fund vendosi kundër rikthimit tek i shoqi dhe kundër martesave ‘hallalla’. Por ajo paralajmëron se ka të tjera femra atje, si ajo, që kërkojnë dëshpërimisht një zgjidhje.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...