Policia ka nisur hetimet për një grua 59 vjeçe nga Tiranë, që pavarësisht moshës ka kërcënuar dhe i ka shpërndarë video intime një gruaje 10 vjet më të re.
Pas denoncimit të ‘viktimës’ seksioni për krimet kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka nisur hetimet nga të cilat ka rezultuar se 59-vjeçarja me inicialet A.Ç., banuese në Tiranë ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet social të një 49-vjeçareje dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.
“Seksioni për krimet kompjuterike. Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Ç, vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B.Sh, vjeç 49, banuese në Tiranë, me anë të të cilave, e kërcënon dhe dërgon video intime, personave të tjerë”, njofton zyrtarisht policia.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri