Gruaja amerikane Janet Feyn, pati një ëndërr dhe atë e realizoi në moshën 84 vjeçare, duke diplomuar në një nga universitetet e Teksasit në Dallas për Sociologji.
Ajo u regjistrua në universitet në vitin 2012 pasi doli në pension..
“Kur dola në pension nuk kisha me çfarë të merresha”, tha ajo. Feyn shtoi se i pëlqente të lexonte dhe shkruante libra, kur tashmë kishte njohuri të gjithanshme.
Fayn ka përdorur programin shtetëror në Teksas përmes të cilit studiojnë falas njerëzit që kanë kaluar moshën 65 vjeçare.
Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Teksasit, Kerol Lenam, tha se prania e Janet në ligjërata, i bëri ato shumë më interesante.
“Ishte shumë interesante për mua dhe për studentët e tjerë, sepse ajo i jetoi dhe i kujtonte disa nga kohërat për të cilat bisedonim në klasë dhe gjithmonë kishte komente”, tha Lenam.
Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave, nga rreth 20 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara, rreth 67,000 janë mbi 65 vjeç.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...