Google ADS

E la i dashuri pas 12 vitesh, italiania martohet me veten

18:42 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një grua nga Italia ka bërë një ceremoni të madhe martesore, e veshur me fustan të bardhë, me tortë tre kate dhe me 70 mysafirë, ajo është martuar me veten.

“Unë besoj fuqishëm që secili prej nesh në rradhë të parë duhet të dojë veten”, tha Laura Mesi, 40-vjeçare. “Dasmën mund ta bëni edhe pa princin”.

Mesi është pjesë e një tendence në rritje për tu martuar me veten, që ndryshe njihet si ‘sologamia’.

_98038547_mediaitem98038546

Përkrahësit e këtyre ceremonive thonë se kjo ka të bëjë me vetëdëshire dhe pranohet nga një pjesë e njerëzve në botë, megjithatë asgjë nuk është ligjore, transmeton portali arbresh.info

Laura ka thënë se ideja për të bërë një ceremony të tillë i erdhi pasi lidhja e saj 12-vjeçare përfundoi.

_98038553_mediaitem98038552

Mesi bëhet gruaja e parë në Itali që ka bërë një martesë të tillë, përderisa në maj një burrë nga Napoli i tha ‘po’ vetes.

Ndërkaq, në Japoni që nga viti 2014 ekzistojnë agjensi që merren me organizimin e dasmës së grave që duan të martohen me veten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme