A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni pa energji kur keni shpenzuar kohë me dikë të caktuar?
A jeni ndjerë në plot kuptimin e fjalës sikurse ai person jua ka vjedhur energjinë dhe ju ka ulur disponimin e keq? Sipas studimeve të kryera thuhet se njerëzit mund të absorbojnë energji nga njerëzit tjerë.
Ky lloj i energjisë në qeniet e gjalla ndryshe quhet edhe ‘bioenergjetika’.
“Trupat tonë janë si sfungjerë, duke absorbuar energjinë që është përreth nesh. Kjo është pikërisht arsyeja se përse ka njerëz që nuk ndihen rehat kur janë me një grup të caktuar njerëzish që kanë energji dhe emocione të përziera”, ka deklaruar psikologia e njohur Dr. Olivia Bader-Lee.
Ajo gjithashtu ka treguar se në këtë kohë kur studimet rreth energjisë po bëhen më të avancuara, ne eventualisht do ta shohim se si kjo do të ndikojë te njerëzit.
Përderisa shkencëtarët gjermanë e kanë konfirmuar se bimët e absorbojnë energjinë nga bimët tjera, Olivia thotë se edhe organizmi njerëzor është shumë i njëjtë me atë të bimëve.
Pra, thënë më thjesht, njerëzit do të jenë të aftë ta shërojnë njëri-tjetrin duke transferuar energji pozitive – njësoj sikurse që bëjnë bimët./ts/
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...