Prej 17 vitesh Raoul Bova është në një lidhje të lumtur me Rocio Munoz Morales, por para saj ka qenë i martuar me producenten televizive, Chiara Giordano. Ata kanë pasur një histori 12-vjeçare, nga e cila lindën 2 fëmijë. Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë pas divorcit, ata ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Raoul dhe Rocio
Së fundmi, në një intervistë për “Chi”, Chiara ka folur rreth raportit të saj me Raoul-in dhe është shprehur se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të dy kujdesen shumë për fëmijët e tyre. Po ashtu, herë pas here ai i kërkon këshilla për punën dhe ndajnë shumë mendime së bashku. Madje, kur ajo u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit, “Amici Celebrities”, Raoul-i ishte fansi i saj më i madh.
Raoul dhe Chiara
Por, pavarësisht marrëdhënies së tyre të mirë, Chiara ka treguar se tani është më mirë se kur ishte bashkëshortja e aktorit, pasi të pasurit një burrë të bukur ka edhe anë të këqija.
“Që prej momentit që kam filluar të kërcej më pëlqen vetja më shumë. Ndihem më femërore, gjë e cila nuk ndodhte më parë. Ndoshta kur isha me Raoul-in ky aspekt ishte fshehur, zhdukej”, -është shprehur ajo.
Të pasurit një partner të bukur nuk është aq e thjeshtë sa duket, pasi në një farë mënyrë të lë në hije dhe nuk i vëmë faj Chiara-s.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...