“Super Bowl” është një nga evenimentet sportive më të mëdha në të gjithë botën, që bën të flitet gjatë si para edhe pas përfundimit.
Pas finales së madhe të futbollit amerikan, rreth 14 milionë persona në SHBA kanë telefonuar në punë për të kërkuar leje të hënën, për arsye shëndetësore. Ky konstatim vjen nga një studim i “Kronos and Mucinex”.
“Ne kemi studiuar efektin e “Big Game’” në fuqinë punëtore për më shumë se një dekadë dhe ndërsa numrat mund të luhaten çdo vit, mbetet një fakt i qartë: “E hëna e sëmurë” është shpesh dita më e madhe në SHBA, ku njerëzit kërkojnë leje për “arsye shëndetësore”, u shpreh Joyce Maroney, drejtor ekzekutiv i institutit të fuqisë punëtore në “Kronos Inc”./gsh/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...