Google ADS

E frikshme, çdo çerek ore lind një foshnjë me varësi nga drogat

01:45 | 25 Mars 2018
Trina Galanxhi

Çdo 15 minuta lind një foshnje me varësi ndaj drogave .

Të dhënat e bëra publike së fundmi nga institucionet shëndetësore tregojnë se lindja e fëmijëve të ekspozuar ndaj substancave narkotike qysh në barkun e nënës i ka kushtuar Amerikës 2.5 miliardë dollarë që nga viti 2004 dhe normat po rriten.

Numri i foshnjave që u ekspozuan ndaj opioideve në mitër u rrit me më shumë se pesë fish në katër vitet e fundit, sipas një analize të re të të dhënave Medicaid.

Më shumë se 80 për qind e të gjithë këtyre fëmijëve ishin të mbuluar nga siguruesi shëndetësor i subvencionuar nga qeveria, që do të thotë se qeveria amerikane mban barrën e kostove për sindromën e abstinencës neonatale.

Shkatërrimi i epidemisë së opiumit nuk ndalet tek miliona të rriturit amerikanë të varur pasi sipas një studimi të ri nga Universiteti i Minesotës çdo 15 minuta, një foshnje lind me varësi nga drogat. Nënat kanë nevojë për qasje më të mirë në programet e mjekimit të varësisë dhe programet e trajtimit me qëllim që të ruajnë foshnjat e tyre nga dëmtimi i varësisë nga droga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme