Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre.
Nëse edhe ju jeni ndër ata, provoni ndonjërën nga këto metoda të pazakonshme të ngjizjes vajzë apo djalë, të cilat premtojnë sukses.
Sipas statistikave, shanset që të bëheni me djalë apo me vajzë janë përafërsisht 50:50.
Mirëpo, nëse bash keni vendosur që vetë të planifikoni gjininë e fëmijës tuaj, atëherë nuk do të ishte keq që ta aplikoni metodat alternative dhe të provoni ndonjërën nga këto teknika për lindjen e bebes, sipas dëshirës.
Tabela kineze e gjinisë
Edhe pse shkencëtarët e demantojnë një gjë të tillë, studimet kanë treguar se kjo tabelë në 50% të rasteve e tregon gjininë. Sipas saj, elementet e tokës, ajrit, zjarrit dhe ujit në shpirtin e prindit mund të ndikojnë në fatin dhe gjininë e fëmijës, ndërsa kalkulohet sipas moshës së nënës në periudhën e konceptimit.
Metoda e dr. Landrum Shettles
Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shettles pohon se është e suksesshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër.
Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit.
Shettles pohon se metoda e tij është e saktë pasi gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtër dhe i shpejtë.
Ndikimi i ushqimit
Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjës pasi e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues.
Kromozomet Y mashkullore janë më të suksesshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështu që, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë.
Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…
Metoda 0+12
Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasi ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit. Ia ka dal me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë.
Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e suksesshme.
Rregullimi në një pozitë të caktuar
Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore.
Aciditeti i vagjinës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...