E dini në cilën moshë bën ta lini fëmijën vetëm në shtëpi?

10:12 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nuk do të jetë keq të informoheni para se për herë të parë ta lini fëmijën vetëm në shtëpi.

Çdo prind brengoset kur duhet ta lërë fëmijën vetëm në shtëpi. Sado që të jetë i rritur, fëmija juaj për ju ai gjithmonë është i vogël dhe nuk do të mund të jetë rehat nëse mbetet vetëm.

Mirëpo, pyeteni veten se a do të prisni që ta kaloni këtë situatë vetëm atëherë kur fëmija të arrijë moshën e tinejxherit.

Nuk ekziston këshillë e thjeshtë apo informacion i saktë kur fëmijën mund ta lini vetëm në shtëpi, aq më parë që askush kurrë nuk mund të parashikojë rrethanat me të cilat mund të ballafaqohet fëmija.

Megjithatë, mund t’i bëni disa gjëra në mënyrë që të përgatisni terrenin për aventurën e këtillë.

Në rend të parë, njihuni mirë me komshinjtë dhe shikoni se kush mund t’ju ndihmojë nëse situata komplikohet dhe fëmijës tuaj i nevojitet ndihma.

Gjëja tjetër që duhet ta bëni është që të studioni sjelljen e fëmijës tuaj dhe të vlerësoni se sa është i përgjegjshëm.

Çdo fëmijë është individ për vete dhe nuk janë të gjithë njësoj të pjekur në të njëjtën moshë.

Nuk do të duhej t’i lini fëmijët para se t’i mbushin 10 vjet, së paku jo më shumë se gjysmë ore në ditë. Pastaj lëreni një orë dhe gjithë kohës ndiqni emocionet e fëmijës.

Nëse frikësohet, atëherë do të duhej të hiqni dorë nga e gjithë kjo.

Kur t’i mbushë 13 vjet fëmijën mund ta lini pa u brengosur në shtëpi edhe disa ditë pa mbikëqyrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme