Një ngjarje e dhimshme ka ndodhur në SHBA, pasi prindërit ndërruan jetë disa ditë pas lindjes së binjkavë, duke i lënë ata dhe një vajzë 1-vjeçare jetimë.
Gruaja nga Florida vdiq për shkak të një infeksioni menjëherë pas lindjes së binjakëve dhe në të njejtën ditë kur ishte edhe funeral i burrit të saj të vrarë, transmeton portali arbresh.info
Palm Beach Post raporton se 27-vjeçarja Stephanie Caceres ka ndërruar jetë për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga lindja cezariane, ndërsa burri i saj Jevaughn Suckoo ishte qëlluar me armë për vdekje me 11 korrik jashtë shtëpisë së tyre.
Halla e gruas në fjalë ka deklaruar se ‘familja do të përpiqet që të rrisë fëmijët’.
Njerëzit me të dëgjuar lajmin, kanë ngritur një fond online për t’u ardhur në ndihmë tre fëmijëve./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...