Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre. Imagjinoni sa të bukura janë femrat që kanë flokë të shëndetshme, të shndritshme dhe mbi të gjitha kaçurrela. Kjo është fjalia tipike e një femre xheloze me flokë të drejtë. Por flokët kaçurrela nuk janë gjithmonë meritë e Nënës Natyrë, por edhe i një kujdesi të vazhdueshëm. E dimë, në këto ditë të vështira shumica prej jush mezi përtojnë të heqin pizhamet, jo më të merren me flokët, por ja që duhet. Dhe maskat e mëposhtme janë pikërisht ato që ju nevojiten.
Maskë me vaj kokosi, kastravec dhe vezë
Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj kokosi.
Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.
Maskë me birrë dhe limon
Përbërësit: 1 gotë ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanaçe birrë 250/330 ml.
Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata