Google ADS

Dy mënyra se si të pastroni aknet

23:18 | 9 Mars 2018
Trina Galanxhi

Aknet janë shqetësimi më i madh që kanë gratë, por nga to preken edhe burrat.

Përkundër përdorimit të preparateve të ndryshme kozmetike, aknet shpesh herë vazhdojnë të mbesin në fytyrë dhe shkaktojnë stres, transmeton portali arbresh.info

Për pastrimin e akneve nga fytyra ju mund të përdorni dy metoda shumë të thjeshta me përbërës shtëpiakë.

  1. Limoni

Limoni është agjenti më i mirë që pastron dhe dezinfekton lëkurën, vetëm sigurohuni që të mos keni alergji. Aplikoni lëngun e limonit në fytyrë së bashkë me qumësht dhie dhe mjaltë. Përzieni mirë këta tre përbërës dhe vendosni në fytyrë. Pas 10 minutash pastroni mirë fytyrën me ujë të vakët. Një tjetër mënyrë është që të pastroni fytyrën me lëng limoni dhe më pas ta lani atë me ujë.

  1. Soda e bukës

Soda është një tjetër mjet që mund ta përdorni për të pastruar fytyrën në kombinim me limonin. Ju mund të aplikoni direkt në fytyrë përzierjen me sodë buke dhe limon. Nëse keni lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, mjafton ta përdorni atë 2 herë ose 3 herë në javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme