Dy mënyra se si ta gjeni pasionin tuaj të vërtetë

10:53 | 26 Nëntor 2020
A. B.

Me siguri i dëgjoni shpesh fëmijët duke thënë se duan të bëhen doktorë, pastaj ditën tjetër biznesmenë, pastaj pianistë apo këngëtarë, pastaj ushtarë, etj.

Pra fëmijët, çdo ditë ëndërrojnë diçka të re për t’u bërë. Megjithatë shqetësimi i karrierës nuk është prezent vetëm te fëmijët, por edhe te të rriturit.

Në fakt, ekzistojnë shumë persona të cilët bëjnë punë të cilat nuk ju pëlqejnë vetëm për shkak të pagës së mirë dhe prestigjit që mund ta ketë ajo kompani ku punon.

Por pavarësisht pagës së lartë dhe prestigjit, shumë prej personave të tillë janë ende të palumtur. Dhe kjo u ndodh plotë njerëzve.

Prandaj, është e rëndësishme ta gjeni pasionin që ju pëlqen, në mënyrë që ta shijoni punën që e bëni dhe të ndiheni të lumtur në jetën tuaj.

E për ta gjetur pasionin tuaj të vërtetë, sigurohuni t’i ndiqni këto këshilla:

Bisedoni me njerëz të cilët punojnë në fusha tjera

Përpiquni të kuptoni se si duket dita e përditshme e një personi të afërm me juve. Ndoshta puna e atij personi paguhet më pak, por mund t’ju bëjë më të lumtur sesa puna juaj aktuale.

Kryeni punë vullnetare në ndonjë “start-up”

A e keni konsideruar ndonjëherë të merreni me teknologji? Nëse po, atëherë përpiquni të regjistroheni si vullnetar/e në një inkubator apo ‘startup’ për të mësuar pa pasur nevojë ta lini punën e përditshme.

Shumica e kompanive të tilla janë të etura për talent, prandaj aftësitë tuaja mund t’i hynë në punë dikujt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme