Një studim i ri ka zbuluar se kafeina nuk stimulon vetëm vëmendjen, por ndihmon edhe në përshpejtimin e metabolizmit, që çon në uljen në peshë.
Kafeina rrit normën metabolike të trupit, kështu që ju djegni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.
Një deri në tre filxhanë kafe e zezë mund të rrisë metabolizmin tuaj mjaftueshëm sa për të djegur deri në 150 kalori në ditë, sipas një studimi nga Universiteti i King’s College në Londër, dhe kjo pa ndryshuar pjesën tjetër të regjimit tuaj ushqimor.
“Pirja e kafesë pëpara se të filloni ushtrimet gjithashtu përmirëson nivelet e energjisë gjatë aktivitetit,” – tha dietologia Linda Foster. “Ju ndihmon që të ushtroheni për një kohë të gjatë duke djegur më shumë kalori.”
Pirja e një pije të nxehtë pas stërvitjes gjithashtu mund të jetë e dobishme.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani