Në hulumtimin e Thomas Corleyt të quajtur Studimi i Shprehive të Pasura, ai i kishte intervistuar 233 individë pasanikë, ku 177 prej tyre ishin bërë vetë të tillë, dhe kishte zbuluar se të bërit i pasur dhe të qëndruarit i tillë ka për tendencë të burojë nga dy veprime:
1.Nga akumulimi i pasurisë
2.Nga ruajtja e pasurisë së akumuluar
Hapi i parë, i cili është pasurimi, kërkon që t’i krijoni disa shprehi specifike që ua mundëson këtë. Në librin e tij “Ndryshoni Shprehitë, Ndryshojeni Jetën Tuaj”, ai përmend vendosjen e ëndrrave, rritjen dhe përmirësimin e përditshëm, kursimet, mendjen e hapur, përfundimin e asaj që e nisë dhe rreziqet e kalkuluara si mënyra të të bërit i pasur.
Ndërkaq, për të qëndruar i tillë, kërkohen shprehi specifike që bëjnë që pasuria juaj të mos zhduket. Ajo ndodh, sipas tij, kur e vëni pasurinë në funksion përmes investimeve në stoqe e pasuri të patundshme. Kur e vëzhgoni me kujdes se çka po shpenzoni, kur i shmangni blerjet emocionale apo impulsive, kur jetoni nën të ardhurat dhe mundësitë tuaja.
Në fund, ai këshillon që të mos harroni se pasuria është një proces dy hapësh. Loja nuk fillon dhe mbaron kur pasuroheni.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...