Këshillohet që dushi para gjumit të zhvendoset më herët
Ideja që të bësh një duash në fund të një dite të lodhshme na bën të ndjehemi më të lehtësuar dhe mendojmë se gjumi do të jetë më i rehatshëm. Por nga pikëpamja mjekësore, nuk është kështu.
Këto janë arsyet pse duhet të shmangni dushin para gjumit:
Gjumi mund të mos ju zërë kollaj
Një dush i nxehtë para gjumit mund të duket relaksues, por në realitet, ai mund t’ju lërë zgjuar. Kjo sepse kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet pak. Por dushi i nxehtë, do ta rrisë temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.
Mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt
Nëse zemra ju rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, duhet të dini që ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë edhe stres. Kur zemra juaj rreh në këtë mënyrë, e keni të pamundur të flini dhe kjo mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
Mund të shtoni në peshë
Dushi pas ngrënies mund të ngatërrojë sistemin tretës dhe t’ju bëjë të shtoni peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e stomakut, dhe dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse duhet të laheni patjetër, prisni të paktën 30 minuta pasi të keni konsumuar ushqim.
Flokët tuaj do të dëmtohen
Dushi para gjumit mund të bëjë që shpesh të flini me flokë jo të thara mirë. Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku juaj të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë probleme të ndryshme me skalpin e kokës, të tilla si kruajtje, irritim lëkure dhe zbokth. /Telegrafi/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...