Kjo video shokuese shfaq njerëzit që po kthehen në ‘zombi’ pas marrjes së një drogë të quajtur Spice.
Shumë përdorues të kësaj drogë janë ‘ngrirë’ pas marrjes së saj dhe kanë qëndruar në atë pozitë për orë të tëra, transmeton portali arbresh.info
Babai i katër fëmijëve, Ray McKenzie, 49 vjeç, tha se e ka parë një peson të rraskapitur dhe në gjendje të keqe pranë një kazani plehrash në Nottingham.
Në video shfaqen disa persona që janë munduar t’i vijnë në ndihmë të riut që ishte nën ndikimin e drogës, ndërsa ai vështron nga qielli pa vetëdije.
Përkundër të qenit në një gjendje të rëndë të rëndë, njëri prej burrave arrin të qëndrojë në këmbë për një kohë megjithëse është i prerë.
McKenzie ka bërë thirrje që këtyre njerëzve t’u vihet në ndihmë institucionale dhe të largohen nga rruga.
“Këto pamje i shohin edhe fëmijët nëpër rrugë dhe kjo nuk është aspak në rregull”, ka thënë ai. “Sikur të isha i pasur do të ndërtoja një qendër për t’u ardhë në ndihmë këtyre personave”.
Spice, e quajtur “farë e rreme” ndikon rëndë te perdoruesit e saj, duke u dhënë halucinacione të tmerrshme dhe të vjella.
Efektet e tërheqjes së zëvendësuesit të marihuanës thuhet se janë më të këqija se sa vijnë nga kokaina ose heroina.
Policia në Britaninë e Madhe ka theksuar se numri më i madh i njerëzve që përdorin këtë lloj droge janë të pastrehë./Arbresh.info
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...