“Dridhet” familja mbretërore në Spanjë: Dhëndri i mbretit kapet në tradhëti bashkëshortore

11:07 | 22 Janar 2022
Trina Galanxhi

Vitet e fundit, familja mbretërore spanjolle është tronditur nga skandale të shumta , nga arratisja e mbretit Juan Carlos për përvetësim financiar, gjyqi i vajzës së tij Cristina për korrupsion dhe përvetësim, te burgimi i burrit të saj Inaki Urdangarino, deri te tradhtia bashkëshortore.

Urdangarin është kryefjala e të gjitha mediave spanjolle këto ditë, për shkak të fotove të realizuara në të cilat ish-hendbollisti 54-vjeçar shihet duke ecur në plazh me një grua të panjohur, transmeton portal arbresh.info

Gruaja e tij, Infanta Cristina de Borbon, e cila së fundmi jeton në Zvicër, besohet se ka qenë në dijeni të gjithë historisë, ndaj mediat spanjolle thonë se ajo ishte e përgatitur për këtë skandal.

Për t’i bërë gjërat më interesante, djali i tyre 21-vjeçar Pablo Urdangarin, i cili ndoqi gjurmët e babait të tij dhe është një hendbollist i suksesshëm, tha për mediat se “ata duhen sikurse më parë”.

Inaki dhe Cristina u filmuan për herë të fundit në publik muajin e kaluar, gjatë një pushimi familjar në Baquier Berete. Çifti, i cili është i martuar që nga viti 1997, ka katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. Inaki ka vuajtur një dënim me burg prej pesë vjet e 10 muaj që nga qershori i vitit 2018.

Për shkak të sjelljes së tij të mirë, vitin e kaluar atij iu plotësua kërkesa për një transferim në një burg spanjoll të shkallës së tretë, që do të thotë se gjithçka që duhet të bëjë është të paraqitet një herë në javë tek autoritetet përkatëse.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigjja e dhëndrit të mbretit, i cili ka sqaruar se gruaja me të cilën shihet në foto është bashkëpunëtorja e tij nga studioja ligjore “Imaz & Asociados2”, me emrin e pazakontë Ainhoa’Armentia.

“Gjërat që po ndodhin, do të zgjidhen qetësisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka qenë reagimi i tij, ndërsa ka shtuar se “sikurse gjithmonë, edhe kjo situatë do të zgjidhet në mënyrë paqësore”./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/CY69BVrNiJO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9fe1d807-ac14-491c-a433-0171fd9249da

Të ngjashme