Doni të keni bark të sheshtë? Hani këto ushqime

09:03 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Të dhënat e fundit tregojnë se 86% e njerëzve vuajnë nga problemet gastrointestinale, dhe që një dietë e pasur në produkte bimore mund t’i parandalojë këto probleme.

Përmirësimi i sistemit tretës ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve si fryrja e barkut apo për një bark më të sheshtë.

Më poshtë gjeni dy nga lëndët ushqyese që përmirësojnë sistemin tretës, ju ndihmojnë të ndiheni më pak të fryrë dhe të humbisni masën e tepërt dhjamore në bark.

Prebiotikët dhe probiotikët

Prebiotikët funksionojnë me probiotikët për të rikthyer bakterin e shëndetshëm në zorrë, duke qenë se këto janë një lloj fibre që ushqen mikrobet e mira në trup, duke ndihmuar në zbërthimin e fibrave të patretshme dhe siguruar një sërë përfitimesh shëndetësore.

Prebiotikët kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me probiotikë gjithashtu kanë efekte antiinflamatore në trup, parandalojnë çrregullimet e traktit urinar dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në rënien në peshë dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Disa ushqime të fermentuara përmbajnë nivele të larta të bakterit të mirë, si kosi, kefri, lakra turshi, duke ndihmuar me sistemin tretës.

Prebiotikët dhe Probiotikët

– Kosi

– Kefir

– Lakra turshi

– Çokollata e zezë

– Turshitë

Burimet natyrale të probiotikëve

– Hudhra

– Qepa

– Shpargu

– Bananet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme