Marrja e disa ditëve pushim nga puna ndihmon që të jetoni më gjatë, ka gjetur një studim i fundit.
Një studim 40-vjeçar arriti në përfundimin se njerëzit që morën më pak se tre javë pushim vjetor kishin gjasa të vdisnin më të rinjë sesa ata që morrën pushim më shumë, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit thanë se një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike të rregullta nuk e zavendësojnë kohën e pushimit nga puna.
“Mos mendoni se ka një mënyrë jetese ndryshe të shëndetshme që do të kompensojë punën e vështirë, nëse nuk merrni pushime”, tha profesor Timo Strandberg, i Universitetit të Helsinkit në Finlandë.
“Pushimet janë mënyra ideale për të larguar stresin”, tha ai.
Studimi, i cili filloi në vitet 1970, përfshinte 1.222 njerëz të moshës mesatare të lindur ndërmjet 1919 dhe 1934. Të gjithë ishin në rrezik të sëmundjeve të zemrës, për shkak të faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit ose mbipeshë.
Gjysmës u dha udhëzime për të ushtruar, që të hanin me ndjeshmëri për të arritur peshë të shëndetshme dhe për të ndaluar pirjen e duhanit. Të tjerëve nuk iu dhanë këshilla.
Hulumtimi i paraqitur në konferencën e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë në Mynih, zbuloi se ata që merrnin këshillën e rregullt kishin më shumë gjasa të vdisnin të rinj, pasi ishin më të përballur karshi stresit.
“Dëmi i shkaktuar nga regjimi intensive i stilit të jetesës u përqendrua nga një grup njerëzish me pushime vjetore të shkurta. Për shkak të punës së madhe, stresi ka arritur një nivel më të lartë, duke shkaktuar kështu probleme. Mendojmë se vetë ndërhyrja mund të ketë pasur një efekt të kundërt psikologjik ndaj këtyre njerëzve duke shtuar stresin në jetën e tyre”, tha Profesor Strandberg./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...