Nëse doni të bëheni i suksesshëm në karrierën tuaj apo kudo tjetër, ju duhet t’i përgjigjeni së pari pyetjes “Çfarë kuptimi ka suksesi për mua?”. Ju me siguri do të zhgënjeheni nëse punoni për një projekt pa pyetur më parë veten “Pse kam zgjedhur ta bëjë këtë gjë?”.Në çdo hap që do të merrni, puna juaj e parë është të mendoni gjatë mbi atë se çfarë doni.
Më poshtë janë disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë:
-Çfarë dua të realizoj në jetën time?
-Çfarë më pëlqen të bëj dhe në çfarë pune jam vërtet i zoti?
-Cilat janë fushat që më interesojnë më shumë se të tjerat?
-Pasi të largohem nga kjo jetë, çfarë dua që njerëzit të kujtojnë për mua?
-Si mund ta përdor kohën që kam në këtë planet për të lënë gjurmën time?
-Si mund të menaxhoj karrierën time, në mënyrë që puna të mbështesë objektivat e jetës?
Çelësi i suksesit nuk është të përballeni me objektiva arbitrare, por të mësoni gjithnjë e më shumë rreth vetes dhe njerëzve të tjerë dhe këtë mësim ta vini në zbatim me vendimet që do të merrni në jetë.
Nëse doni të arrini suksesin që meritoni ju duhet të hiqni dorë nga dhjetë zakone të këqija:
1- Shpenzimi i gjithë kohës dhe energjisë në kryerjen e detyrave të përditshme por asnjëra prej tyre nuk ju çon drejt jetës dhe karrierës që ju ëndërroni.
2- Zakoni i të besuarit të njerëzve të tjerë kur ju thonë se “Ju nuk mund të bëheni ai që doni të jeni” apo “Ju nuk mund ta bëni këtë gjë pasi ju mungojnë aftësitë, cilësitë dhe përvoja e duhur”.
3- Të qëndroni i heshtur kur ju vërtet dëshironi që të flisni, pasi keni frikë se dikujt tjetër mund të mos i pëlqejë ajo çka keni për të thënë.
4- Të zgjidhni të qëndroni në një zonë të “sigurt” në vend që të ndërmerrni një veprim me guxim dhe të drejtë.
5- Zakoni i të bërit të shumë gjërave sa për të thënë, përkundër të bërit të disa gjërave vërtet mirë.
6- Zakoni i shmangies së ndryshimeve të mëdha, pasi ndryshimet ju frikësojnë dhe ju nxjerrin nga zona juaj e komfortit.
7- Zakoni i përgjumjes në punën tuaj dhe humbja e kontaktit me botën jashtë, veten dhe ëndrrat tuaja.
8- Gjykimi i vetes dhe të tjerëve.
9- Mosvënia e kufijve – me drejtuesit tuaj, bashkëpunëtorët, klientët, familjen dhe miqtë.
10- Zakoni i vënies së të tjerëve para dhe vetes në fund.
Mos e lini veten të humbë në punë dhe të harroni pjesën tjetër të jetës. Mos harroni se një jetë keni. Kur të jeni 100 vjet dhe në frymën e fundit të jetës, a do të jeni vërtet krenar për rritjen në detyrë kur ishit 36 vjeç apo ndonjë moshë tjetër?/monitor/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...