Dolce & Gabbana realizojnë sfilatë me dronë

20:31 | 25 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Dolce & Gabbana kanë realizuar një sfilatë mode që nuk është parë deri me tani.

Në vend të manekineve, ata kanë përdorur dronët për të publikuar para publikut në Milano çantat e dorës, transmeton portali arbresh.info

Vizitorët thuhet se kanë pritur 45 minuta, pasi organizatorët duhet të siguroheshin që të gjithë të praishmit kishin fikur internetin.

Shfaqja e dronëve u shoqërua nga kënga e Kendrik Lamar-“All the Stars”.

Për më shumë shikoni pamjet e marra nga “Daily Mail”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme