Doktoresha humb ndjenjat para pacientit, pasi punoi pa pushim për 18 orë

22:08 | 3 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një mjeke ka humbur ndjenjat dhe tragjikisht ka humbur jetën pas një sulmi në zemër, pasi punoi për rreth 18 orë pa pushim.

Specialistja e sëmundjeve të frymëmarrjes Zhao Bianxiang, 43 vjeç, u gjet pa puls pas rrëzimit më 29 dhjetor, transmeton portali arbresh.info

Ajo u shpall e vdekur pas 20 orësh përpjekjesh shpëtimi.

Ajo vdiq nga hemorragji subarachnoid, e cila është shkaktuar nga thyerja e një aneurizmi në tru, kanë theksuar kolegët e saj.

Zhao ishte nënkryetare e mjekësisë respiratore në spitalin popullor të qarkut Yuci në Jinzhong City në provincën Shaanxi të Kinës veri-perëndimore.

Kolegët e saj kanë theksuar se ajoka punuar shumë dhe se e ka vënë punën para çdo gjëje tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme