Organizmi i njeriut funksionon si një orë biologjike e brendshme me ritme të përcaktuara nga natyra. Për këtë arsye duhet të ushqehemi në një mënyrë korrekte, të dimë kohën dhe mënyrën se si duhet të hamë.
Mëngjesi, sipas orës biologjike, është një vakt i rëndësishëm. Pas tetë orëve pushim gjatë natës, organizmi i ka mbaruar rezervat normale të sheqerit, sidomos duke i depozituar ato në mëlçinë e zezë dhe në muskuj në trajtë glikogjeni për t’i’ përdorur në rast nevoje. Për këtë arsye organizmi ka nevojë për lëndët ushqimore energjike për të filluar aktivitetin e tij ditor.
Është i gabuar dhe i dëmshëm zakoni i disave për ta kaluar mëngjesin vetëm me një kafe. Mirë është që mëngjesi të jetë i mirë si në proteina ashtu edhe në fibra. Psh, mëngjesi anglez përbëhet nga vezët, proshuta, salcicet, kërpudhat dhe fasulet. Mëngjesi anglez është ushqim që ka thyer kufijtë dhe tashmë është një ushqim i kërkuar në shumë shtete tjera të botës.
Është plotësisht e sigurt se gjithçka që konsumohet në mëngjes përdoret nga organizmi në orët e para të ditës dhe nuk tepron për t’u depozituar e për të rritur peshën trupore.
Ja disa nga mënyrat si mund të mbani trupin në formë pa mbajtur dietë
Kur gëlltisim ushqimin me shpejtësi, sistemi i tretjes nuk ka kohë për të dërguar sinjalin e ngopjes në tru. Ekspertët këshillojnë se duhet të përtypemi gjatë dhe të marrim kohë për të shijuar ushqimin. Mjaftojnë 20 minuta për t’i dërguar mesazhin trurit. Kur hamë shpejt, organizmi reagon keq dhe si pasojë shtojmë në peshë. Pra; hani ngadalë nëse doni të dobësoheni! Nëse hani ngadalë për të paktën 1 muaj, do vini re më pak kilogramë në peshore.
Studiuesit e Universitetit të Miçiganit pretendojnë se gjumi është përgjigjja më e mirë për t’u dobësuar. Ata thonë se fjetja një orë më shumë se normalja çdo natë mundëson rënien e mbi 6 kg në vit. Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh më i lodhur, por edhe të shëndosh. Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi: “Nëse një njeri do të flerë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqime plot me kalori që konsumohen për të shtyrë kohën. Nëse qëndroni zgjuar në dy të natës, normale që do të konsumoni ndonjë biskotë apo çokollatë.”
Konsumoni më shumë perime sidomos të gjalla. Konsumoni të paktën 5 lloje perimesh çdo ditë. Fibrat e larta do t’ju japin ndjenjë ngopjeje dhe do të konsumoni më pak. Mirë është mos t’i gatuani për një kohë të gjatë, avulli është një nga metodat më të mira për ruajtjen e vlerave ushqimore tek perimet. Mos i konsumoni me yndyrë, mirë është t’u shtoni pak lëng limoni dhe erëza.
Konsumi i supës mund të jetë sekreti i dobësimit. Sipas studiueses Kirk, autore e shumë librave mbi dobësimin, konsumimi i supës përditë ju lejon të humbisni deri në 10 kg në muaj. “Supa është nje mrekulli për të humbur peshë” siguron ajo “Një pjatë supë përmban sasi të lartë proteinash, gjithashtu vitamina dhe minerale të nevojshme për të pasur energji. Perimet që përmban supa mundësojnë furnizimin e një niveli të mirë me fibra.”
Nëse për mëngjes konsumoni proteina dhe fibra, sipas ekspertëve nga Universiteti i Misurit, do ta zgjatni ndjenjën e të qenit të ngopur. Pra, mos dilni asnjëherë pa mëngjes. Studimet e fundit kanë analizuar se një mëngjes i mirë jo vetem na jep energjinë e duhur për të nisur ditën pas gjumit, por bën që në vaktet e mëvonshme trupi të marrë një sasi më të ulët kalorish. Gjithashtu, studimet tregojnë se adoleshentët që zakonisht e nisin ditën pa mëngjes, ishin subjektet më të rrezikuar që kur të rriteshin të ishin mbipeshë.
Ajri i pastër është një kusht i domosdoshëm për përthithjen e ushqimit nga organizmi. Pa oksigjen organizmi i njeriut nuk mund të jetojë. Këtu bëjnë pjesë lëvizja, veprimtaria fizike, gjimnastika, shëtitjet në ajër të pastër etj. Duhet të kemi parasysh që edhe pse ushqimi mund të jetë cilësor, pa oksigjen dhe lëvizje të mjaftueshme, jo vetëm që nuk mund të përvetësohet, por bëhet edhe i dëmshëm, sepse lë mbetje të shumta në organizëm, duke e dëmtuar atë.
Gjithnjë thuhet se duhet të pimë 8 deri 10 gota ujë në ditë dhe kjo është e vërtetë. Ujin nuk duhet ta zëvendësojmë me asnjë pije tjetër. Trupi ynë do të jetë gjithnjë i hidratuar dhe gjithashtu veshkat do ta kenë më të lehtë të nxjerrin jashtë toksinat. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jetë në gjendje të shkrijë dhjamin më lehtë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...