Dieta 16:8 ndihmon në rënien në peshë për vetëm 12 javë, sugjeron një studim i ri.
Ngrënia e çfarëdolloj ushqimi mes orëve 10 e mëngjesit dhe 6 e mbrëmjes, dhe agjërimi për 16 orët e ardhshme, ndihmon për të rënë në peshë. Personat që ndoqën këtë regjim gjatë një studimi të kryer nga Universiteti Illinois, në Çikago, humbën rreth 3% të peshës trupore vetëm për 3 muaj, transmeton shendeti.com.
Kjo dietë ndryshon nga dieta popullore 5:2, që lejon përdoruesit të ushqehen normalisht për 5 ditë të javës dhe për 2 ditët e mbetura të konsumojnë vetëm 25% të kalorive që kanë marrë 5 ditët e kaluara – 500 kalori për gratë dhe 600 për burrat. Edhe pse dozat e kalorive nuk janë pjesë e dietës 16:8, ngrënia për një interval të caktuar kohe ndihmon njerëzit të konsumojnë 300 kalori më pak në ditë, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë.
Autorja kryesore e studimit, prof. Krista Varady, nga Universiteti i Illinois, tregon: “Studimi tregon se ka opsione të tjera për rënien në peshë që nuk përfshijnë numërimin e kalorive apo heqjen dorë nga ushqime të caktuara”. “Dieta 16:8 mund të jetë më e lehtë për t’u ndjekur nga njerëzit”. Obeziteti rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe problemeve me kujtesën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...