Edhe pse nuk këshillohet të mbani patatet aty ku janë produktet tjera të pastrimit, në fakt ato mund të përdoren për pastrim.
Portal arbresh.info sjell disa nga gjërat që mund t’i pastroni me patate.
Tiganin e ndryshkur
Patatet përmbajnë një acid që vepron në shpërndarjen e ndryshkut, prandaj edhe mund ta përdorni për atë qëllim. Prisni patatet në gjysmë, vendosni pak sodë buke ose pluhur pjekjeje dhe fërkojeni në zonën e prekur. Lëreni tiganin të qëndrojë ashtu për disa orë dhe më pas lajeni mirë.
Pastron thikat
Kur jemi te mjetet e ndryshkura, me metodën e mësipërme mund të pastroni edhe thikat, gërshërët dhe mjetet tjera të kuzhinës, transmeton portal arbresh.info
Pastroni argjendin
A po planifikoni të gatuani patate për darkë? Nëse është kështu, atëherë mos e hidhni ujin me të cilin keni gatuar. Në atë ujë mund të vendosni bizhuteritë dhe stolitë tjera prej argjendi. Lëreni ato të qëndrojnë 1 orë dhe më pas i shpërlani dhe thani me një leckë.
Pastroni syzet
Nëse mbani syzë, mesiguri që keni probleme me lagështinë mbi to, sidomos tani kur mbani edhe maskë. Duket se ky problem mund të zgjidhet me një fetë patate. Thjesht hidhni një copë patate mbi syze dhe fshijeni me një leckë të pastër.
Njollat
Patatet nuk do të thithin 2 dcl verë që keni derdhur në qilim, por nëse e pastroni vendin ku është derdhur vera ose përdorni ujë nga patatet e ziera, kjo mund t’ju ndihmojë me njolla të vogla që do ta heqin plotësisht atë./arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...