Djemtë që tymosin kanabis para pubertetit mund frenojnë rritjen e tyre për më shumë se 10 centimetra, sipas një studimi.
Hulumtuesit kanë gjetur se të rinjtë që kanë qenë të varur nga droga ishin shumë më të shkurtër se bashkëmoshatarët e vet që s’e kanë përdorur drogën. Ata po ashtu kanë zbuluar se ndryshe nga sa mendohet se konsumi i barit është kalim kohe duke u relaksuar, përdorimi i drogës në fakt e bën trupin më të stresuar në terma afatgjatë.
“Përdorimi i marijuanes mund të nxisë një kundërpërgjigje ndaj stresit, e cila stimulon fillimin e pubertetit por ul nivelin e rritjes,” ka thënë lideri i studimit, Ayed Shakeel Raza Rizvi, nga Universiteti i Bujqësisë “Rawalpindi” në Pakistan.
Shkencëtarët në këtë universitet i kanë studiuar nivelet e hormoneve të caktuara të përfshira në rritjen dhe pubertetin në gjakun e 220 jo përdoruesve dhe 217 përdoruesve të kanabisit.
Nivelet e hormoneve të lidhura me pubertetin, siç janë testosteronet dhe hormonet luteinising (LH) janë rritur në përdoruesit e kanabisit. Ndërsa, nivelet e hormoneve të rritjes ishin ulur.
Po ashtu, studimi ka gjetur se djemtë që nuk e përdorin kanabisin, peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë dhe janë 10 centimetra më të gjatë deri nga mosha 20- vjeçare në krahsim me ata që e përdorin.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...