Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli këtë javë në ekranet tona një problem tjetër të shoqërisë shqiptare, divorcin. Ademi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Besjanën si dhe problemet që kishin sjellë ndarjen e tyre.
Dashuria midis çiftit kishte lindur në vendin e punës. Sipas Ademit, që në fillim familja e tij e kishte kundërshtuar këtë lidhje pasi ata kishin frikë se mos sëmundjen e nënës së Besjanës do ta trashëgonin nipërit. Pavarësisht kundërshtimeve të familjes, të rinjtë ishin martuar dhe në jetë kishin ardhur dy binjake.
Ademi në studio rrëfeu se kur ai emigronte për në Greqi, prindërit e tij e trajtonin keq Besjanën. Zënkat dhe problemet në çift kishin filluar të bëheshin më të shpeshta dhe në fund ata kishin vendosur që të divorcoheshin.
Ademi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar prindërve mbështetjen e tyre që ai të bashkohej përsëri me Besjanën. “Kohët e fundit ju nuk keni kuptuar anën time shpirtërorë dhe ato që kam kaluar pas ndarjes me Besjanën. Unë vazhoj të ndjej për të, prandaj mos u ndikoni nga të fjalët e të tjerëve. I kam bërë një premtim asaj dhe dua ta mbaj”, u shpreh Ademi.
Prindërit rrëfyen se Besjana e kishte tradhëtuar Ademin gjatë kohës që ata kishin qenë të martuar. Nëna dhe babai i kishin instaluar një program përgjimi në telefonin e nuses dhe sipas tyre ata kishin fakte që vërtetonin tradhëtinë bashkëshortore.
Gjatë bisedës që zhvilluan në studio dhe pas ndërhyrjeve të moderatores, Arbana Osmani, prindërit e Ademit nuk pranuan që ai të kthehej përsëri me Besjanën, pasi veprimi që ajo kishte bërë ishte i pafalshëm. “Nëse do të krijosh në familje të re do të të mbështesim me çfarë të kemi, por nëse kthehesh përsëri me të me ne nuk do të keni më punë. Ne të mbështesim për çdo gjë, por që të kthehesh me Besjanën jo, atëherë për ne do të jesh i vdekur”, thanë prindërit./tch/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...