Ka kaluar vetëm një vit që kur Sandra Maria de Andrade ka njohur botën e magjishme të librave.
Në një pasdite të lodhshme pas punës, si mledhëse e plehrave në veri-lindje të Brazilit, ajo ishte shtrirë e rraskapitur nga lodhja, kur djali i saj, Damiao Sandriano, e ftoi atë që të lexonin një libër bashkë, transmeton portali arbresh.info.
“Mami, a të pëlqen të lexosh me mua?” e kishte pyetur ai. “Është një histori, që ka edhe shumë fotografi”.
Që nga ajo kohë, 42-vjeçarja ishte në gjendje të shkruante emrin e saj.
Ajo kishte filluar të ndiqtë një shkollë fillore për të rritur, por hoqi dorë nga frustrimi, pasi nuk ishtë në gjendje të asnjë shkronjë.
Pas disa mësimeve nga djali i saj, Sandra ishte në gjendje të dallonte edhe shkronjat.
Sandra e ka përshkruar momentin kur e ka shkruar emrin e saj, si ditën më të lumtur të jetës së saj.
“Tani unë do marr edhe lD sepse tani di ta shkruaj emrin tim”, ka thënë ajo.
Sandra është një nga 760 miliona njerëz të rritur në botë, të cilët sipas shifrave të UNESCO-s nuk mund të lexojna dhe të shkruajnë.
Ajo ishte detyruar që të punonte në moshë të re, pasi nëna e saj e kishte braktisur. Sandra një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar me gjyshen e saj, deri sa ishte adoptuar nga një çift që nuk e kanë lejuar të vazhdojë shkollimin.
Gjatë vitit të kaluar, nëna dhe djali kanë lexuar bashkë 107 libra, disa prej të cilëve janë gjetur në mbeturina./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...