Ndryshimi i orës përkthehet në ditë të gjata dhe net të shkurtra. Kombinuar me motin e ngrohtë, ditët e gjata ndikojnë ndjeshëm tek humori i gjithsecilit, por që të ndiheni të motivuar duhet ta shfrytëzoni siç duhet.
Studimet kanë treguar se drita e diellit për orë të zgjatura ndikon tek serotonina, hormoni përgjegjës për lumturinë, qetësinë dhe humorin e njerëzve. Ajo që sugjerojnë ekspertët gjatë ditëve më të gjata janë ndërveprimi i ngushtë me natyrën.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell do t’ju pasurojë me vitaminën D dhe mbi të gjitha do të ndikojë tek hormoni i lumturisë, shkruan Health Line.
Si ta ndryshojmë rutinën tani që dita është më e gjatë?
1. Përdorini në funksion të humorit tuaj
Organizoni sa më shumë aktivitete në natyrë që ndikojnë pozitivisht tek ju. Nëse keni lënë për t’u takuar për një drekë jashtë me miqtë, gjatë gjithë ditës ka gjasa të jeni pozitivë pasi e dini ç’ju pret në vazhdim, citon Anabel.
2. Lëvizni sa më shumë në natyrë
Ditët më të gjata dhe të ngrohta jua japin një avantazh si ky që mund ta quani pa frikë ilaç për humorin dhe streset e ditës. Merrni një biçikletë dhe dilni, ose thjesht bëni ecje të gjata duke shijuar diellin dhe çliruar energjitë negative.
3. Vaktet konsumojini në ambiente të hapura
Pikniku është perfekt, por duke qenë se jo gjithnjë kemi kohë për organizim të tillë, bëni diçka më të thjeshtë. Vaktin përpiquni ta konsumoni në oborr apo diku tjetër jashtë. Pastaj, do të ktheheni më të motivuar për të vazhduar me punët brenda shtëpisë.
4. Edhe me miqtë takohuni në natyrë
Lërini për pak kohë kafet dhe dilni në park. Merrni më të mirën nga orët e zgjatura me diell dhe fillimi i pranverës. Për më tepër keni më shumë shanse të shihni fytyra të reja dhe ju e dini sa nevojë kemi për këtë apo jo? /Telegrafi/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...