Nuk ka shumë rëndësi se kur zgjoheni, por se si i buzëqeshni fillimit të një ditë të re. mëngjesi është përiudha e ditës në të cilën njerëzit janë tepër aktivë.
Madje, më të sukseshmit janë pikërisht ata njerëz të cilët i nisin aktivitetet që herët në mëngjes.
Ja se si t’ju ecë dita mbarë:
Përgatitni një listë me objektivat mbi aktivitetet tuaja kryesore që në fillim të javës. Me një axhendë gati do ta keni më të lehtë për të gjithë javën.
Merruni me aktivitet fizik, nuk është aspak humbje kohe, por ju vë në lëvizje dhe ju ndihmon për të qenë sa më produktivë. Largon stresin, negativitetin dhe lodhjen fizike.
Dëgjoni muzikë sepse ju shton humorin dhe ju bën të ndiheni pozitivë në çdo moment.
Gjeni pesë minuta kohë që të meditoni, bën të mundur që të mendoni më qartë dhe ndikon pozitivisht në vendimmarrjen tuaj gjatë ditës. Nuk është aspak humbje kohe!
Që të jeni të ngopur me gjumë në mëngjes përpiquni që të flini gjithmonë në orare pak a shumë të njëjta. Në këtë mënyrë, sistemi juaj nervor është i qetësuar, do të vini re se nuk do ta keni edhe aq të nevojshme të vendosni alarmin pasi sytë dhe truri juaj do të jenë aktivë në mëngjes pa shumë mundim.
Mundohuni që të shkëputeni nga kompjuteri, celulari dhe televizori për t’ju dedikuar më tepër e me një kohë më cilësore familjes, fëmijëve dhe miqve tuaj. Do të jeni më kreativë.
Qëndroni gjithmonë me këmbë në tokë! Arsyetoni dhe mendoni se si mund të përmirësoni një situatë të caktuar përreth jush. Do të keni sjelljen dhe qëndrimin se duhur për të përballuar çdo vështirësi.
Zgjohuni herët dhe përqafojeni ditën me një buzëqeshje! Të jeni të sigurt se pozitiviteti ka për t’ju ndjekur gjatë gjthë ditës!
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...