Keltët e lidhnin çdo periudhë të vitit me një pemë të ndryshme. Pema, simbolikisht, përfaqëson jetën natyrore, atë që gjenerohet në mënyrë ciklike në tokë, lind, rritet dhe vdes.
Sipas horoskopit kelte, çdo individi i përket një pemë, e cila flet shumë edhe për karakterin e tij. Secili prej nesh ka “rënë” nga një pemë, si frut i tokës dhe natyrës. Gjej “pemën tënde të jetës” duke u bazuar në datën e lindjes, dhe zbulo se çfarë thotë pema jote për ty, për brumin tënd dhe karakterin.
nga 23 dhjetor deri 1 janar: Pema e Mollës
nga 2 janar deri 11 janar: Pema e Bredhit
nga 12 janar deri 24 janar: Pema e Vidhit
nga 25 janar deri 3 shkurt: Selvia
nga 4 shkurt deri 8 shkurt: Plepi
nga 9 shkurt deri 18 shkurt: Kedri
nga 19 shkurt deri 28 shkurt: Pisha
nga 1 mars deri 10 mars: Shelgu
nga 11 mars deri 20 mars: Bliri
21 mars: Lisi
nga 22 mars deri 31 mars: Lajthia
nga 1 prill deri 10 prill: Vadha
nga 11 prill deri 20 prill: Panja
nga 21 prill deri 30 prill: Arra
nga 1 maj deri 14 maj: Plepi
nga 15 maj deri 24 maj: Gështenja
nga 25 maj deri 3 qershor: Qershia
nga 4 qershor deri 13 qershor: Shkoza
nga 14 qershor deri 23 qershor: Fiku
24 qershor: Mështekna
nga 25 qershor deri 4 korrik: Molla
nga 5 korrik deri 14 korrik: Bredhi
nga 15 korrik deri 25 korrik: Vidhi
nga 26 korrik deri 4 gusht: Selvia
nga 5 gusht deri 13 gusht: Plepi
nga 14 gusht deri 23 gusht: Kedri
nga 24 gusht deri 2 shtator: Pisha
nga 3 shtator deri 12 shtator: Shelgu
nga 13 shtator deri 22 shtator: Bliri
23 shtator: Ulliri
nga 24 shtator deri 3 tetor: Lajthia
nga 4 tetor deri 13 tetor: Lisi
nga 14 tetor deri 23 tetor: Panja
nga 24 tetor deri 11 nëntor: Arra
nga 12 nëntor deri 21 nëntor: Gështenja
nga 22 nëntor deri 1 dhjetor: Qershia
nga 2 dhjetor deri 11 dhjetor: Shkoza
nga 12 dhjetor deri 21 dhjetor: Fiku
22 Dhjetor: Ahu
Tani që keni zbuluar se cilës pemë i përkisni, shohim së bashku karakteristikat e secilës, që përcaktojnë edhe “brumin” tuaj.
PLEPI, pasiguri
Kush është i lidhur me pemën e Plepit ka një sens të fortë të estetikës, nuk është i sigurtë tek vetvetja dhe është kurajoz vetëm në rast “nevoje”. Kjo tipologji personi kërkon mjedise të pëlqyeshëm për t’u ndjerë rehat. Pasiguria natyrale e bën selektiv dhe shpesh herë vetmitar. Por personi i lindur nën shenjën e Plepit është i apasionuar dhe me një prirje të spikatur artistike. Plepi trgon stabilitet, prandaj kush lind nën hijen e tij është person i besuar në cdo situatë dhe i merr shumë seriozisht marrëdhëniet.
MESHTEKNA, frymëzim
Kush lind nën shenjën e mështeknës është person i gjallë, i apasionuar, ambicioz, i dashur e miqësor, jo i shtirur, modest dhe larg prej teprimeve. Elegantë nga natyra, kush lind në këtë shenjë urren vulgaritetin në të gjithë format e tij. “Mështeknat” kërkojnë qetësinë dhe kontaktin me natyrën, aty ku mund të shprehin më mirë imagjinatën e tyre.
BREDHI, misteri
Të lindurit nën bredhin janë njerëz me shije që vlerësojnë bukurinë. Bëhet fjalë përgjithësisht për personalitete të pasur në talente por të sofistikuar, tejet dinjitozë dhe me temperament kokëfortë. Janë përgjithësisht modestë, dhe eklektikë. Për ta nuk ka gjëra të mesme: o i do, o i urren. Në miqësi janë shumë të besuar, gjë që i bën të kenë shumë njerëz rreth tyre.
PANJA, mendje e hapur
Të lindurit nën këtë pemë, i respektojnë shumë të tjerët, plot me imagjinatë dhe origjinalitet. Të ndrojtur e të rezervuar, dinë të shfrytëzojnë shanset dhe kanë gjithmonë etje për eksperienca të reja. Shpesh vuajnë nga nervozizmi, që shpjegohet nga kompleksiteti i karaktereve të lindur nën hijen e kësaj peme. Të lindurit në shenjën e Panjës kanë kujtesë të mirë dhe inteligjencë të shpejtë, në fakt mësojnë shumë shpejt. Por shpesh, u duhet të përballen me një jetë dashurore shumë të ndërlikuar.
LAJTHIA, e jashtëzakonshmja
Të lindurit nën këtë pemë janë shumë tërheqës dhe dinë si t’u lënë përshtypje njerëzve dhe të jenë popullorë. “Lajthitë” janë shumë kuptues dhe tolerantë, të frymëzuar nga një sens i gjallë ndershmërie dhe drejtësie, gjë që i bën shpesh herë aktivë në luftën për kauzat sociale. Me temperament të fortë, të lindurit nën lajthinë në dashuri janë shpesh kapriciozë.
GESHTENJA, ndershmëria
Të lindurit nën gështenjën kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe me një interes mbresëlënës. Janë njerëz që mbeten mbresëlënës edhe kur nuk sforcohen për të tërhequr vëmendjen. Gëzojnë një sens të zhvilluar të drejtësisë, janë të gjallë por për nga natyra diplomatikë. I vetmi defekt i tyre është irritueshmëria, në fakt nervozohen shumë kollaj. Të lindurit nën shenjën e Gështenjës shpesh herë ndihen të moskuptuar, nganjëherë prej pasigurisë tek vetja, të tjera herë sepse kanë një sens superioriteti. Gjë që e bën të vështirë të gjejnë një “shok për jetën”.
QERSHIA, ambicie
Të lindurit nën këtë pemë janë njerëz tejet tërheqës, shumë të gjallë, impulsivë, ekzigjentë, ambiciozë, inteligjentë dhe plot me talente. Këta njerëz mërziten shpejt dhe nuk i durojnë kritikat. Janë persona shumë të besueshëm që marrin seriozisht çdo marrëdhënie, janë të denjë për besimin, besnikë dhe të matur. Për nga natyra që kanë, ndonjëherë truri kontrollon zemrën, por nuk është e thënë që ky të jetë defekt.
AHU, kreativitet
Ata që lindin nën ndikimin e kësaj peme pëlqejnë kënaqësinë, interesohen për gjykimin e të tjerëve dhe janë materialistë. Duan të duken të bukur, të ruajnë linjat dhe për këtë arsye janë shpesh në palestër dhe i nënshtrohen shumë dietave. Dinë të organizojnë sa më mirë jetën e tyre, nuk ndërmarrin kurrë risqe të panevojshëm, janë udhëheqës të mirë dhe shokë të shkëlqyer për jetën.
SHKOZA, shija e mirë
Të lindurit nën këtë pemë zotërojnë bukuri shumë të freskët, merren shumë me pamjen e tyre fizike dhe gjendjen ekonomike. Janë adhurues të shijes së mirë dhe bëjnë një jetë të disiplinuar dhe të arsyeshme. Në dashuri janë në kërkim të vazhdueshëm të mirësisë dhe një shoku me ndjeshmëri të madhe. Janë shumë të ndërgjegjshëm, edhe pse shpesh e kanë vështirë të marrin të vetëm vendimet.
BLIRI, dyshimi
Kush lind nën këtë shenjë ka një karakter kompleks: urren të grindet, urren stresin dhe punën, por në të njëjtën kohë nuk duron përtacinë, është person i sjellshëm dhe di t’u jepet kënaqësive, por në të njëjtën kohë sakrifikojnë për miqtë. Këta persona kanë shumë talente, por nuk kanë guximin t’i çojnë përpara, kështu që shpesh ankohen. Në dashuri janë shumë xhelozë, por tejet besnikë.
MOLLA, dashuri
Kush lind nën këtë pemë është i/e frymëzuar nga dashuria, ka një filozofi të lumtur për jetën dhe jetën ditë pas dite. Të lindurit në shenjën e Mollës janë shumë karizmatikë, tërheqës, të mbështjellë nga një aureolë e këndshme, vanitoze, aventuriere, e ndjeshme, gjithmonë në dashuri, në fakt duan gjithmonë që të dashurojnë dhe të dashurohen.
VIDHI, mentalitet fisnik
Kush lind nën këtë pemë ka një elegancë të spikatur. Këta persona kanë një mentalitet fisnik, u pëlqen të komandojnë, por jo të binden. Pëlqejnë të marrin vendime për të tjerët, e kanë vështirë të harrojnë gabimet që bëjnë dhe janë të pakrahasueshëm në menaxhimin e përditshmërisë. Kanë një sens të mirë humori dhe janë persona të hareshëm.
LISI, ndjeshmëria
Kush lind nën ndikimin e kësaj peme është i pasur me magji, i hareshëm dhe jep pa ushqyer pritshmëri personale, në praktikë është një altruist i ndjeshëm. Këta persona janë gjithmonë në aktivitet, nuk duan të ndalen, aq sa dashurohen edhe pas ndërlikimeve që u sjell jeta. Nuk turpërohen nga emocionet e tyre, që i shprehin lirisht. Kanë një prirje artistike shumë të spikatur që ndikohet prej ndjeshmërisë së madhe që kanë.
KEDRI, besimi
Kush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë aspirata të mëdha sentimentale.
SELVIA, besnikëria
Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të veçantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.
ARRA, pasioni
Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marrëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.
ULLIRI, urtësia
Personat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe çdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është tolerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.
PISHA, veçantia
Kush lind nën këtë shenjë është shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.
LISI, forca
SHELGU, melankolia
Ata që lindin nën shenjën e shelgut janë njerëz të bukur por melankolikë, tërheqës dhe shumë të dashur; dashurojnë gjërat e shkëlqyeshme dhe janë me shije; pëlqejnë të udhëtojnë, janë ëndërrimtarë. janë kapricozë, por të ndershëm. Janë shpesh herë subjekt i vuajtjeve në dashuri, por nëse gjejnë një shok të denjë për besim, i jepen tërësisht.
FIKU, ndjeshmëria
Të lindurit nën këtë pemë janë shumë të fortë dhe kanë një lëvizshmëri të madhe. Janë njerëz të guximshëm që nuk humbasin në kontradikta dhe diskutime. Në qendër të botës së tyre kanë familjen dhe dashurojnë fëmijët dhe kafshët. Kanë një talent jo të vogël praktik.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin