Dashi – Planeti sundimtar Marsi është rikthyer tek Bricjapi, dhe kjo do të thotë se ju do e bëni më së miri punën tuaj. Mos prisni sot ndonjë ndikim shumë pozitiv. Parashikohet një ditë e karakterizuar me nervozizëm dhe dhimbje koke. Ka disa gjëra të cilat do të ndodhin dhe do t’ju vendosin nën presion.
Demi – Me Venusin tashmë në shenjën tuaj, po ecni me ritme të ngadalta por tepër të sigurta. Do të keni dëshirë për të ndryshuar ambient. Kjo nuk vlen vetëm për sferën profesionale, por për çdo drejtim të jetës. Nëse doni të bëni më shumë, vini në jetë projekte të reja me njeriun e zemrës.
Binjakët – Hëna e plotë në Luan ju bën të ëndërroni më shumë. Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë mjaft pozitive. Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm lidhur me humorin. Më në fund do të nisni të shihni zgjidhje dhe jo vetëm probleme!
Gaforrja – Hëna e re në Ujor ju gjen me energji të dobëta, të zhgënjyer. Sot të lindurit e kësaj shenje do të kenë në qendër dashurinë. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë pozitiv pa dyshim. Kjo pasi sa u takon ndjenjave, mund të ketë dyshime dhe pavendosmëri.
Luani – Duhet të merrni kohën dhe hapësirën që dëshironi për të realizuar disa objektiva. Lini mënjanë krenarinë dhe egocentrizmin, duke ju dhënë më shumë hapësirë të tjerëve. Jo gjithmonë kush nuk është dakord me ju gabon, pasi këshillat mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.
Virgjëresha – Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë pozitive. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit dhe Venusit lidhur me jetën sentimentale. Raportet me të tjerët gjatë kësaj dite do të jenë shumë mirë. Megjithatë do të ndiheni të lodhur, për shkak të shumë gjërave që keni për të bërë.
Peshorja – Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të sqaroni mendimet, duke shmangur kësisoj debatet. Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive. Do të jeni të mbushur me dyshime dhe pavendosmëri lidhur me fushën e ndjenjave. Sa i takon punës, mund të ketë ndryshime.
Akrepi – Me sundimtarin Mars në Bricjap, do të ndiheni të motivuar në të gjitha aspektet e jetës. Dita nuk do të jetë aspak ashtu siç e prisnit, madje do të jeni në kërkim të dikujt që t’ju japë ndihmë. Gjithashtu në vendin e punës mund të përballeni me disa probleme.
Shigjetari – Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.
Bricjapi – Më shumë fuqi për shkak të mbledhjes së Mërkurit, Venusit, Marsit dhe Plutonit në shenjën tuaj. Kjo ditë do të jetë mjaft delikate. Mbani parasysh se nuk jeni të detyruar që domosdoshmërish të festoni Shën Valentin, por kjo nuk do të thotë që të keni reagime dramatike.
Ujori – Parashikohet një ditë mjaft e komplikuar, por kjo nuk do të thotë që do të jetë negative. Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të problemeve me të cilat jeni përballur kohët e fundit. Por do të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe për të përjetuar diçka të re.
Peshqit – Hëna e plotë do të bëjë që të ndjeni nevojën për t’u fokusuar më shumë tek gjendja shëndetësore, mirëqenia dhe jeta e përditshme në përgjithësi. Jeni shumë xhelozë e nëse vazhdoni kështu, problemet do të jenë të pashtershme.
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve