Disajnohen robotë të vegjël për t’iu bërë shoqëri të moshuarve që jetojnë të vetmuar

15:53 | 12 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një kompani në Londër ka filluar projektimin e robotëve të vegjël që flasin me një qëllim shumë të mirë.

Elli Q., quhet roboti i vogël, që është projektuar për t’iu bërë shoqëri të moshuarve që jetojnë të vetmuar, transmeton arbresh.info.

Sipas kompanisë në Londër, roboti i vogël do të ketë për qëllim që të argëtojë të moshuarit, duke i sugjeruar ata të lexojnë, të dalin në shëtitje, apo të telefonojnë ndonjë mik. Përfundimisht, roboti do të adaptohet me atë se çfarë e gëzon më shumë pronarin e saj dhe do t’ju përshtatet atyre.

Por, si pjesë e zbavitjes, roboti do të njoftojë pronarët e saj edhe kur miqtë ose familjarët e tyre postojnë fotografi.

Gjithashtu, do të kujdeset për kohën se kur të moshuarit që kanë në pronë robotët do të duhet të kosnumojnë ilaçet e tyre.

“Qëllimi ynë është të kombinojmë modele emotive të ndërveprimit dhe për t’i shtyrë të moshuarit që të jenë sa më pranë teknologjisë. Në një mënyrë, që përmes teknologjisë ata të jenë më afër me më të dashurit e tyre”, ka thënë Dor Skuler, themelues i institucionit robotika.

“Ne mendojmë që ky robot të jetë pjesë e komunikimit për të moshuarit dhe të bëjë më të lehtë jetën për ta”, ka shtuar ai.

Sipas statistikave, në Britani më shumë se 75% e njerëzve të moshuar jetojnë vetëm. Rreth 36% nga ta flasin me më pak se një person në ditë, ndërsa 11% e tyre kalojnë muaj të tërë pa e parë askënd./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme