Google ADS

Disa truke të Coca-Colas që duhet t’i zbuloni patjetër

23:46 | 13 Mars 2017
Arbresh.info
Coca-Cola është pija e gazuar më e përdorur dhe më e shitur në botë.
Një traditë amerikane e lindur në vitet ’20 që ka pushtuar botën.
Por përveçse një pije shumë e mirë që mbledh familjen rreth tryezës, Coca-Cola ka dhe shumë përdorime të tjera. Me siguri as që e keni çuar në mënd këtë gjë, por Living ju njeh me disa truke të thjeshta me pijen më të pëlqyer në treg.
• Njollat e mobiljeve janë një shqetësim i vazhdueshëm për amvisat. Shenjat e gishtërinjve në bufe, dollap apo tavolinën e ngrënies duket sikur nuk kanë fund. Hidhni disa pika Coca-Cola mbi sipërfaqen e tyre dhe fërkojini me sfungjer të njomur me uthull molle. Rezultati do jetë shumë i kënaqshëm.
• Një ndër njollat më të vështira për t’u hequr është njolla e gjakut. Nëse doni t’i hiqni menjëherë mjafton të spruconi pak Coca-Cola dhe njolla fshihet. Kuriozitet :ekzistojnë shumë teori sipas të cilave policia në SHBA përdor Coca-Colan për të pastruar skenat e krimit.
• Shpeshherë fëmijët lozonjarë teksa luajnë me njëri-tjetrin u pëlqen të ngjisnin çamçakëzë në flokë. Zgjidhja nuk është t’i prisni. Hidhni pak Coca-Cola në flokë dhe lëreni të veprojë. Më pasi hiqni çamçakëzin me krëhër me dhmbëz të ngushtë dhe lani kokë.
• Femrat me flokë të drejtë  e kanë shumë të vështirë t’i bëjnë kaçurrela. Për këtë arsye lagni me flokët me Coca-Cola dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajini me ujë të bollshëm. Më pas bëjini me mashë flokësh.
• Coca-Cola largon njollat e djegies nga tenxhere apo tiganët, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme