Disa truke për të shmangur rrëmujën

14:20 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Të qenët të organizuar është më e vështirë nga sa duket, ndaj nga ky problem ka lindur një profesion i ri, ai i organizatorëve profesional të gardërobave e jo vetëm.

Nëse gjithmonë keni gjëra nëpër shtëpi që i hidhni sa nga një cep në tjetrin, kjo ndodh sepse këto të fundit nuk kanë një vend të mire përcaktuar ! Në momentin që çdo objekt do të ketë vendin e tij , e sigurte që do i kurseni vetes shumë kohë. Tualeti është një prej hapësirave të shtëpisë ku bëhet rrëmuja më e madhe, ndonëse aty kalohet shumë pak kohë duke e krahasuar me ambientet e tjera të shtëpisë. Ne do të ju japim disa këshilla organizimi që do t’ju shpëtojnë një herë e mirë nga rrëmuja.

Sa më shumë rafte, aq më pak gjëra rreth e rrotull

Shfrytëzoni dhe cepat nëse është e mundur.

Përcaktoni vendin e objekteve në mënyrë që t’i vendosni gjithmonë në vendin e tyre duke shmangur rrëmujën.

Koshat dhe shportat e varura në mur do t’ju kursejnë hapësirë.

Mos vendosni gjithçka në pjesën e lavamanit, por organizojini të gjitha objektet në disa kavanozë të cilët varen në mur ose në shporta të veçanta

Lodrat e fëmijëve mund t’i fusni në një rrjet

Shfrytëzoni hapësirën sipër dhe poshtë lavamanit apo WC-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme