Depilimi me dyll është ndër llojet e depilimit më të preferuar nga vajzat dhe më i përdoruri në qendrat estetike.
Duhet ta pranojmë që është një proces i dhimbshëm, por fatmirësisht ekzistojnë disa truke që mund t`ju ndihmojnë ta minimizoni dhimbjen. Edhe pse mund t`ju duket e pabesueshme, procesi para depilimit është edhe më i rëndësishëm se kujdesi apo trajtimi që bëni pas tij. Lëkura duhet të parapërgatitet dhe për ta bërë këtë duhet të keni parasysh disa gjëra.
Sigurohuni që qimet janë rritur mjaftueshëm
Gjatësia perfekte e qimeve para se t`i depiloni me dyll është sa një kokërr orizi ose gruri. Nëse janë më të gjata mund t`i prisni, por sigurohuni të mos i prisni më shumë nga sa duhet (ose mund t`jua pres estetistja juaj).
Para se të filloni hidratohuni dhe bëni scrub
Këshillohet që ta hidratoni dhe t`i bëni scrub zonës që do të depiloni, pasi qimet dhe lëkura e thatë e bëjnë më të lehtë këputjen e tyre gjatë heqjes.
Nëse nuk keni tolerancë të dhimbjes që shkakton depilimi, merrni qetësues
Nëse procesi i depilimit ju shkakton shumë dhimbje, mund të pini qetësues dy orë para se të depiloheni.
Shmangni konsumimin e kafeinës, të paktën dy orë para depilimit
Kafeina i bën nervat më të ndjeshëm dhe shton rrahjet e zemrës, kështu që bëni mirë ta shmangni nëse doni të minimizoni dhimbjet.
Aplikoni një krem mpirës
Në zonën ku do depiloheni mund të aplikoni një krem mpirës, zakonisht këta kremëra përmbajnë lidocaine.
Në fund, pini një shot me vodka
Do t`ju bëjë mirë! Do t`ju ndihmojë të relaksoheni dhe do t`ju ndihmojë me dhimbjen./RevistaClass
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë