Disa teknika se si ta kujtoni gjithë atë që keni harruar

23:27 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Të gjithëve na ndodh që truri ndonjëherë dështon, mirëpo me ndihmën e disa trukeve, lehtë mund të përmirësojmë memorien.

Këto janë gjashtë teknikat të cilat do t’ju jenë të dobishme, transmeton Telegrafi.

Bëni dush me sy të mbyllur

Zhvishuni, hyni në vaskë dhe me sytë mbyllur kërkoni sapunin. Kështu do të krijoni vëzhgime mendore të cilat do t’i dërgoni në tru si ushtrim. Në të vërtetë, e gjitha që bëni me sy të mbyllur është mënyrë e mirë që të freskoni fokusin tuaj të kujtesës, thotë kampioni i dyfishtë i garave të mbajtjes në mend…

Kur kërceni, jo vetëm që aktivizohet truri i vogël – pjesë që është e ngarkuar për të menduar dhe gjykuar – por truri prodhon faktorin neurotrofal të trurit. Kjo është proteinë e cila u ndihmon neuroneve që të lëvizin më me efikasitet.

Silluni si majtak

Duke bërë gjëra të thjeshta, siç është krehja e flokëve apo larja e dhëmbëve me dorën jo dominuese, do ta detyroni trurin që sërish të mësojë gjëra të caktuara. Kur e përdorni dorën më të dobët, aktivizoni pjesë të ndryshme të trurit të cilat përmbajnë memorie të reja.

Bëhuni kampion pingpongu

Pingpongu do të avancojë shikimin tuaj periferik dhe do të shtojë memorien. Kur është fjala për ushtrimet për mbajtje në mend, bëni ashtu që truri juaj nuk di si t’i bëjë. Nëse gjërat i bëni ashtu që truri i njeh, nuk do të avanconi shumë.

Shkoni drejt në treg

Edhe pse blerja mund të zbrazë seriozisht portofolin tuaj, ajo është shumë e dobishme për trurin tuaj. Derisa jeni duke blerë, ju fizikisht jeni aktivë – shëtisni, bëni kalkulime, ndërkaq secila nga aktivitetet e këtilla stimulojnë pjesë të ndryshme të trurit.

Shkolla për palaço

Sipas studimit të revistës “Natura”, duke mësuar shkathtësitë e palaços do të zgjeroni zonën në tru. Për vetëm tre muaj, do të shtoni materien e hirtë në trurin e mesëm – zonë e cila është e ngarkuar për aftësi vizuale dhe motorike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme