Google ADS

Disa sekrete që të arrini ngjyrën perfekte gjatë verës

15:42 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Vera tashmë ka ardhur dhe të gjithë shqetësohemi për mënyrën se si të nxihemi në një mënyrë të shëndetshme, por pa vënë në rrezik shëndetin e lëkurës.

Përveç zgjedhjes së kremërave të duhura diellore për tu mbrojtur, lind nevoja edhe e tipit të preferuar të ushqimit, falë marrjes së vlerave ushqyese, vitaminave dhe mineraleve, për një nxirje sa më të lehtë.

Ushqimet që favorizojnë nxirjen

Sekreti i parë është të hani ushqime me betakarroten, një pigment vegjetal që favorizon prodhimin e melaninës, përgjegjëses për ngjyrën e errët të lëkurës. Pra, mos harroni në frigorifer karrotat, radhiqet, specat e domatet. Ndërsa fruta janë ato të stinës, kajsitë, pjepri, qershitë e pjeshkët. Për të mos u nënvlerësuar edhe perimet si çikorja, selinoja etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme