Nëse ve re disa nga shenjat e mëposhtme në marrëdhënien tënde, mendo se çfarë mund të bësh për ta ndryshuar pasi nëse vazhdon kështu do të shkoni drejt fundit.
Ne kemi koleksionuar disa nga shenjat që tregojnë se partneri juaj është mërzitur nga ju, dhe të themi të drejtën, nuk janë shumë të dukshme.
Jetoni në të tashmen
Nuk bëni plane për të ardhmen e afërt tuaj.
Keni ndaluar së llogarituri kohën
Vonesat shtohen dhe bëhen rutinë. Njëri prej jush detyrohet gjithmonë të kujtojë tjetrin për gjithçka.
Ka filluar të zhduket për disa orë
Edhe pse mund të keni nevojë për partnerin, nuk do të mund ta gjeni kur e kërkoni.
Fshihni edhe gjërat më të vogla
Edhe kur iu vjen një mesazh nga puna doni ta mbani sekret dhe pse nuk keni asgjë për të fshehur.
Nuk i mbani mend festat
Harroni edhe festën që e prisnit aq shumë dikur: përvjetorin. Madje edhe planet do të anulohen në momentet e fundit.
Nuk doni të mbani kontakte me miqtë e partnerit
Sa herë që e ftoni për të dalë me miqtë tuaj, merr një përgjigje negative.
Keni ndaluar të kujdeseni për veten
Mendoni se çdo gjë e tillë është e tepërt duke bërë që në çift të lindë monotonia.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...