Gjalpi i kakaos është yndyra natyrale e nxjerrë nga bima e kakaos. Veç çokollatës së bardhë që përftohet nga përpunimi i gjalpit të kakaos, ky i fundit mund të përdoret e si produkt më vete!
Ashtu si burime të tjera të acideve yndyrore të shëndetshme si vaji i kokosit dhe ky lloj gjalpi është i shkëlqyer për të qetësuar inflmacionin e lëkurës, për të hidratuar apo edhe përdorime të tjera që do i lexoni më poshtë
1. Shëron buzët e çara
Gjalpi i kakaos mund të përdoret si një balsam natyral për buzët e çara. Do të hidratojë shtresat e thata të lëkurës së hollë të buzëve e do u rikthejë atyre butësinë. Gjalpi i kakaos do të formojë një shtresë mbrojtëse për buzët tuaja duke mos lejuar të ftohtin apo të nxehtin të kenë një efekt negativ mbi to.
2. Përdoreni si krem depilimi
Gjalpi i kakaoa mund të përdoret për të hidratuar lëkurën tuaj para depilimit me brisk. Ju mund ta përdorni në sasi të vogla para depilimit për të parandaluar shenjat dhe për të pasur atë ndjesinë e butë të lëkurës. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë pas dushit, pasi nxehtësia mund të hapë poret dhe bën që produktet të përthithen më mirë.
3. Burimi i antioksidantëve
Gjalpi i kakaos është një burim i mirë i antioksidantëve. Këta të fundit ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe ruajnë lëkurën tuaj nga shenjat e pashmangshme të plakjes. Ju mund ta përdorni gjalpin e kakaos si krem, locion ose në formë vaji .
4. Lehtëson simptomat e rashit alergjik dhe infeksionet
Ju mund të vendosni një sasi të vogël të gjalpit të kakaos mbi lëkurën e djegur për të ndihmuar në ripërtëritjen e qelizave të dëmtuara. Vetëm sigurohuni që gjalpi i kakaos të jetë i pastër dhe mos të përmbajë alkool, aromë ose aditivë të tjerë që mund të çojnë në inflamacion të lëkurës. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë si një trajtim natyral për ekzemën, skuqjen dhe pezmatimin e lëkurës.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...