Limoni është një nga frutat që bën më shumë mrekulli dhe jo vetëm për një qëllim. Funksionet e tij të përdorimit janë të shumta si: aromatizues, pastrues, për gatim, për bukurinë, shëndetin, njollat etj.
Aromatizues
Nëse një top pambuku do ta lagim me lëng limoni dhe më pas ta lemë në frigorifer për disa orë do t’i japë frigoriferit një erë tepër të këndshme.
Nëse në një tenxhere hedhim lëkurat e limonit të përziera me karafil dhe kanellë dhe i lemë të zihen e gjithë shtëpia do të aromatizohet.
Shërben si aromatizues edhe për erën e gojës pasi largon bakteret. Më pas nevojitet që të shpëlahen dhëmbët pasi limoni mund t’i dëmtojë.
Lëkurat e limonit bashkë me të portokallit, madje mund të thahen dhe të lihen nëpër cepet e shtëpisë si aromatizues.
Ata që gatuajnë në kuzhinë e dinë më mirë se ç’do të thotë të mos hiqet era e peshkut apo ushqimeve të tjera nga duart, ndaj limoni përdoret për të hequr çdo aromë pa qenë nevoja ta përziejmë me aromat e sapunave.
Madje lëkura e limoni mund të hidhet në koshin e mbeturinave si aromatizues.
Pastrues
Si pastrues limoni shërben për të pastruar mobiljet e shtëpisë duke përfituar pasi ai pastron, aromatizon dhe ka përfitim ekonomik, ndryshe nga pastruesit me përbërje kimike dhe të shtrenjtë.
Limoni mund të përdoret gjerësisht në pastrimin e elektroshtëpiakeve në guzhinë.Qelqi është lehtësisht i pastrueshëm me limon ose uthull. Edhe në mikrovalë limoni vepron shkëlqyeshëm duke hequr mbetjet ushqimore dhe duke e aromatizuar.
Edhe në banjo limoni gjen gjerësisht përdorim. Dorezat e rubinetit në banjo shpeshherë humbin shkëlqimin nga njollat e ujit, por limoni u jep shkëlqim atyre.
Limoni mund të përzihet me sapunin ose larësin e enëve pasi heq në mënyrë më efektive yndyrën.
Në Lavanderi si detergjent
Bashkë me pluhurin larës është mirë që të përdoret një gjysmë filxhani limon në çdo larje rrobash. Mund të përdoret sidomos për të hequr njollat e ciklit.
Myku dhe njollat e errëta janë gjithmonë problem për rrobat, por limoni i përzier me kripë dhe më pas të nxirret rroba për disa orë në diell do të shërbente si detergjent tepër efikas.
Ndërsa për yndyrnat dhe njollat yndyrore limoni përzihet me uthull dhe aplikohet mbi njollë.
Edhe këpucët e stërvitjes janë problem për t’u pastruar, por lëngu i limonit ndihmon në zbardhjen e tyre.
Në Gatim
Në kuzhinë limoni gjen përdorim në çdo kënd. Limoni shërben si zëvendësues i kripës, nëse përdoret pak limon në pjatë, rrjedhimisht do të përdoret më pak kripë, sipas studimeve. Që nga përdorimi nëpër sallatëra, për marinimin e mishit, për limonada të nryshme, ai gjen përdorim edhe si ëmbëlsues pasi lëkurat mund të zihen me sheqer për t’u bërë karamele.
Limoni është mirë të shtohet në çdo gotë uji ose mbajtëse uji me feta pasi e mban atë më të freskët.
Në kozmetikë
Përveç se përdoret në shumë produkte kozmetike, limoni është edhe një kurues natyral bukurie. Limoni i bashkuar me vaj bajamesh, kokosi, çaj kamomil, kanellë i jep shkëlqim flokëve. Përdoreni limonin me njërën nga këto përzierje përpara se të dilni në diell dhe përftimet do të jenë të shumta.
Përzierja e limonit me vajin e kokosit shërben për të reduktuar njollat, për t’i dhënë shkëlqim dhe bardhësi fytyrës. Ndërsa i përzier me vaj ulliri shërben për zbardhjen dhe forcimin e thonjve.
Për aknet limoni është përbërësi më potencial në heqjen e tyre. Përdoret i vetëm ose i përzier me vaj ulliri, mjaltë etj. Për ata që nuk kanë gjetur ende zgjidhje për zbokthin këshillohet që të vihet lëng limoni në lëkurën e kokës.
Shëndeti
Të mirat e limonit në shëndetësi nisin me konsumimin e një gote ujë me limon çdo ditë, e cila ndihmon sistemin imunitar, ndihmon tretjen, është i pasur me vitaminë C dhe kalium, shërben si zbutës për fytin pasi është antibakterial dhe antiflamator.
Në rastet kur ju pickon një insekt, pak pambuk i zbutur me limon duke fërkuar mbi plagë do ta qetësojë atë.
Në rastet e kollave me sekrecione një gotë ujë e nxehtë e përzier me limon dhe mjaltë ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes më shpejt.
Ndërsa, në rastet e plagëve në trup limoni shërben si antibakterial dhe në këtë rast këshillohet që të përzihet me ujë të nxehtë në një gotë dhe të shpëlahet plaga me përbërjen.
Njollat
Limoni shërben si pastrues i mirë i njollave të veçanta të ushqimeve por në këtë rast vlen të përmenden bizhuteritë. Limoni u jep bizhuve shkëlqim dhe të duken si të reja, por nuk duhen përdorur në perla apo flori. Edhe për furçën e dhëmbëve vlen si dizefektues, ndaj këshillohet që të përdoret si shpëlarës lëngu i limonit.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...