Mitet janë padyshim shumë vështirë për t’i zhdukur.
Ne zakonisht besojmë në gjëra që nuk kanë asnjë lloj fakti.
Dashuria nuk është diçka më ndryshe nga pjesët tjera të jetës, dhe disa stereotipe të zakonshme rreth dashurisë munden seriozisht të na dëmtojnë lidhjen me partnerin/partneren.
Por nëse jeni të vetëdijshëm për to, ju mund të bëni më pak gabime dhe nuk keni se për çfarë të pendoheni në të ardhmen, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Këtu gjeni 6 mitet më të zakonshme rreth dashurisë që i dëgjojmë dhe shpesh i besojmë.
E kundërta tërhiqet
Sa herë e keni dëgjuar këtë faze. Edhe pse me popullaritet, është vërtetuar se është gabim. Në përgjithësi, njerëzit që janë në lidhje afatgjatë kanë më shumë të përbashkëta sesa dallime në fillimin e udhëtimit të tyre.
Që nga takimi i parë, ata i vënë re tiparet e personit tjetër që vet ata posedojnë. Dhe këto tipare janë sinjalizues që ajo lidhje mund të funksionojë.
Unë mund t;i ndryshoj ata
Nëse endi mendoni që mund ta ndryshoni personin tuaj të zemrës, harrojeni më këtë. Sigurisht nuk mund të mohohet se në një lidhje merrni tipare të partneri tuaj. Por, janë disa gjëra që thjeshtë nuk mund të i ndryshoni, pa marr parasysh se sa shumë tentoni: personalitet,, sjelljet, vlerat dhe sjelljet në shoqëri.
Të jetoni së bashku para martesës është një gjë e mirë për të njohur njëri-tjetrin
Ky aksion duket të jetë intiutiv. Për ta marr një vendim të rëndësishëm duhet ta njihni mirë atë person. Megjithatë, të jeni brenda një çatie nuk është mënyra më e mirë.
Kjo sepse, do të bëjë që çifti të marr vendim për martesë pa qenë të gatshëm.
Dashuria ka një datë skadimi
Njerëzit të cilët pretendojnë këtë gjë, janë gabim. Një studim nga Universiteti i Stony Book në Nju Jork ka gjetur se ndjenjat në çiftet e reja janë po aq të fuqishme sikur një lidhje që ka zgjatur më shumë se 10 apo 29 vite.
Dashuria me shikim të parë ekziston
Ky mit është shumë i zakonshëm, por jo i saktë.
Studimet kanë treguar kur shihni një burrë për herë të parë, ju nevojiten vetëm 6 shikime për të kuptuar se nëse ai i përshtatet asaj.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...